Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini u larguan rreth një muaj më parë si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.
Ish-konkurrentët janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga jeta e tyre jashtë programit. Së fundmi çifti Ana dhe Bruno ishin në një video live, ku Ana e pyet Brunon se me kë është.
Konkurrenti i thotë se “sonte jam ne një bionde” duke kthyer më pas kamerën duke treguar se “biondia misterioze” është në fakt një tjetër ish-konkurrent, Xhaferri, i cili ka lyer flokët pak kohë më parë. Ndërkohë Ana e ka marrë mjaft me sportivitet shakanë e partnerit të saj, duke qeshur.