Monday, December 30, 2024
spot_img

“Jam qytetare e SHBA-së”/ Pas reagimit të Bleona Qerretit për kandidaturën në PD, diplomati amerikan bën komentin e papritur

- Advertisement -..

Këngëtarja Bleona Qerreti, ka treguar edhe më herët miqësinë që ka me Richard Grenel, të dërguarin e ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Këngëtarja reagoi pak minuta më parë përmes një postimi në Instagram në lidhje me lajmin se është pjesë e kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike. Ajo hodhi poshtë zërat duke shkruar se nëse do të punonte ndonjëherë për një qeveri, do të ishte vetëm për atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes shumë komente në postimin e Bleona Qerretit bie në sy ai i Grenell i cili ka treguar mbështetjen e tij për këngëtaren nëpërmjet disa emojive.

Këngëtarja publikuar kohë më parë një foto nga takimi me Grenell, të cilën e kishte realizuar gjatë fushatës presidenciale të Donald Trumpt për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Me vetë superyllin”, shkroi asokohe Qereti.

Në një intervistë të dhënë kënëgtarja ka zbuluar se ka një afeksion të veçantë për diplomatin amerikan Richard Grenell, duke shprehur se është zyrtarisht në dashuri me Grenell dhe se ai është një “rockstar”, duke shtuar se ajo gjithmonë ka dashur që zgjedhjet ti fitojë Donald Trump.

“E dua, jam zyrtarisht në dashuri me të. Është një rockstar, është një fat i gjithë shqiptarëve. Jam vajzë me fat që e kam takuar. E adhuroj. E kam ditur që Trump do fitojë. Nuk ka logjikë mos fitojë Trump. Kolegët e mi nuk kanë mundësi që të thonë atë që mendojnë. Unë jam e lirë. Marrëdhënia ime personale me të nuk është arsyeja që po e mbështes.  Amerikanët kanë pasur një jetë më të mirë”- është shprehur Bleona.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X