Thursday, December 26, 2024
spot_img

James Corden largohet nga “The Late Late Show”: Ka qenë një vendim shumë i vështirë

- Advertisement -..

James Corden do largohet nga “The Late Late Show” në CBS në verën e vitit 2023.

Aktori britanik ka zgjatur kontratën e tij aktuale me rrjetin vetëm për një vit, sipas Deadline. 43-vjeçari nisi rrugëtimin e tij në këtë spektakël në mars 2015.

Ka qenë një vendim vërtet i vështirë të largohesha sepse jam jashtëzakonisht krenar për shfaqjen. Jam i emocionuar që do të jemi bashkë edhe për një vit“, tha Corden në një deklaratë. “Gjithmonë kam menduar se do rrija për pesë vjet dhe do të largohesha por më pas qëndrova. Unë me të vërtetë kam menduar për një kohë të gjatë nëse mund të ketë një aventurë më shumë.”

James i befasoi kritikët që menduan se ishte një zgjedhje e guximshme për CBS në atë kohë. Shumë shpejti, Corden u bë i njohur gjerësisht për ekskluzivitetet e tij të segmenteve të njohura, të tilla si “Carpool Karaoke”, “Drop The Mic”, “Spill Your Guts” dhe “Crosswalk Musical”, pjesë të të cilave shpesh u bënë virale në mediat sociale. Tani, shfaqja katër herë fituese e Emmy-t ka më shumë se 10 miliardë shikime dhe 27 milionë abonentë vetëm në YouTube.

Shtatë vjet më parë, James Corden erdhi në SHBA dhe u bë super i suksesshëm me aftësi të mëdha krijuese dhe komike që rezonuan në një mënyrë të madhe me shikuesit në transmetim dhe në internet,” tha presidenti dhe CEO i CBS, George Cheeks. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e rrjetit ishin “të prirur” për të mbajtur Corden, shkroi Deadline. “Shefat e mi këtu në CBS kanë qenë jashtëzakonisht mbështetës dhe jashtëzakonisht të durueshëm me mua ndërsa mora këtë vendim,” tha Corden për median.

Corden tha se shpreson të kalojë më shumë kohë duke shkruar post-“Late Late Show”. Para kësaj, ka ende 200 episode për të xhiruar deri në verën e ardhshme – duke e çuar numrin e shfaqjeve në total në rreth 1250.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X