Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Janë zënë për të dashur? Rezarta Shkurta deklarohet për sherrin me Rozana Radin

- Advertisement -..

Mbrëmja e shtunës në Big Brother VIP Albania u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pasi u përmend një sherr i Rozana Radit.

E për këtë u aludua sherri që kishte me këngëtaren tjetër Rezarta Shkurta, e cila ka reaguar në rrjete sociale.

Ajo ka reaguar në mënyrë publike në Instagram, duke hedhur dritë mbi atë që sipas saj ka ndodhur realisht me Rozanën.

Thotë se ‘konflikti’ që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal pastat.

Për më shumë, ndiqni postimin e plotë të Rezartës:

“Më keni shkruar kaq shumë dje…

E vërteta, me pak fjalë:

Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një shou së bashku. Në atë program, kemi pasur një konflikt shumë të vogël, për të qenë të sinqertë, ishte një debat pa asnjë rëndësi, sidomos krahasuar me ato që shihni sot në Big Brother.

Tema e ‘konfliktit’? Thjesht: t’i bëjmë pastat me salcë apo me domate të freskëta?!

Ishte dita e 10-të e shout…fjalë vajzazh te reja, pa asnjë pasojë serioze.

E vërteta është që, pas kaq shumë vitesh, ato konflikte pa asnjë temë serioze, besoj se janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën.

Rozana nuk ka qenë asnjëherë mike e imja, por, në të njëjtën kohë, asnjëherë armike.

Përkundrazi, në këtë Big Brother kam parë tek ajo një vajzë më të rritur dhe të ndryshuar për mirë.

Le të kujtojmë se jeta reale ka më shumë vlerë se dramat televizive”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X