Sunday, October 6, 2024
spot_img

Java e Modës- 7 aksesorët që do të jenë trend këtë pranverë/verë

- Advertisement -..

“Jeta nuk është perfekte, por aksesorët e tu munden” – sidomos nëse dëshiron të jesh gjithmonë “in” me trendet e fundit në botë. Eventet e modës, siç është Java e Modës ku organizohen sfilata me koleksionet e reja nga markat më të njohura, janë një tregues i rëndësishësm për veshjet dhe kominimet që do kemi mundësi të bëjmë për të qenë në një hap me influencerat dhe ikonat e modës. Aksesorët janë plotësuesi më i mirë i veshjes, që ajo të jetë e kuruar dhe e mirëmenduar, shpeshherë edhe pa shumë mundim.

Ky sezon pranverë-verë do karakterizohet nga rikthimi i klasikes së dikurshme, modës së viteve ‘90, pra një stil tradicional kombinuar me detaje moderne të rifreskuara dhe këto janë aksesorët që ranë më tepër në sy:

– Rripa të gjerë

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Rripi i gjerë i belit është një mënyrë fantastike për të krijuar një siluetë të “orës së rërës” (pra me belin shumë të ngushtë) dhe mund ta vishni në shumë mënyra. Opsioni më i sugjeruar dhe më i pëlqyeri që kemi parë është me një xhaketë sportive të gjatë, triko, pulovra, këmishë ose fustane të gjatë.

 – Beretta me rrjetë

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Ky aksesor i këndshëm dhe elegant, këtë vit është rikthyer më bukur se kurrë, i kombinueshëm me çdo ngjyrë dhe veshje, sidomos me fustane sarafan, lëkurë, saten, xhins dhe këmisha.

– Çanta lejla

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Ky sezon do të jetë sezoni i ngjyrave, sidomos i çantave lejla të të gjitha madhësive të cilat do të ndriçojnë çdolloj veshje. Sugjerohet kombinimi me tone të ngjashme, si blu ose rozë ose me kombinime komplet ndryshe: me ngjyrën e verdhë, jeshile ose portokalli. Sigurisht, është lehtësisht e kombinueshme me të bardhën, grinë dhe të zezën.

– Varëse e trashë – dyfish

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Të gjithë e dimë se sado bizhuteri të kemi asnjëherë nuk është mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për varëse, duke u bërë një element kryesor për çdo adhurues të modës. Këtë vit, vihet re trashësia e varëseve si një detaj i rëndësishëm në kombinim, në formë zinxhiri të trashë për të krijuar një pamje shumëdimensionale dhe elegante. Përdorimi i varëseve të gjata do të krijojë iluzionin e një qafe më të gjatë dhe do të duket e mrekullueshme me një dekolte të bukur.

– Bizhuteritë me perla

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Perlat janë gjithmonë të përshtatshme për çdo sezon, rikthimi i tyre në modë bëhët çdo dy vite. Këtë sezon, gjithçka ka të bëjë me gurët e çmuar ngjyrë kremi dhe ka shumë mënyra se si mund t’i shtoni ato në veshjet tuaja të përditshme, si për shembull duke stiluar flokët në model klasik me kapëse me perla ose akoma më thjesht me një kapje topuzi të lehtë pas koke. Përveç vathëve dhe varëseve me perla, këtë vit do të shtohen në kombinim edhe byzylykët e këmbëvë me perla.


 – Shamitë e kokës

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Nëse doni të jepni vibe-n sikur keni kaluar verën në Amalfi Coast, duhet të shtoni një shami koke në koleksionin tuaj. Trendi retro ka bërë bujë prej disa vitesh, i veshur nga Bella Hadid gjatë pushimeve dhe po vazhdon të dominojë edhe sot. Pamja klasike funksionon gjithmonë mirë, ama këtë vit do të jetë shumë i përhapur duke qenë se shtëpitë më të mëdha të modës e kanë rikthyer në vëmendje si aksesor.

– Aksesorët ngjyrë jeshile

7 aksesorët që do të jenë trend këtë

Siç përmendëm edhe më lart, këtë vit kanë përparësi ngjyrat, në këtë rast jeshilja në çdo aksesor do ngjajë perfekt. Do e shihni kudo që nga ngjyra neon e deri tek çdo nuancë tjetër. Kombinimi i duhur është sigurisht me ngjyrat e tokës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X