Të gjithë jemi kuriozë, se pse personat e martuar mbajnë unazë në gishtin e katërt të dorës së majtë.
Unaza është një simbol që materializon një bashkim ndërmjet dy partnerëve në martesë, një rreth i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore.
Mirëpo, askush nuk e di që pas këtij veprimi fshihet diçka okulte. Kulturat dhe traditat e ndryshme ndër vite bashkohen në këtë simbolikë.
Kjo traditë e martesës daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza.
Besohet se njerëzit kishin një “nerv delikat”, i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, dhe zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.
Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër. Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.
Bazuar në këtë emër, “ekspertët” thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht. Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri- tjetrin.