Sunday, November 3, 2024
spot_img

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku?

- Advertisement -..

Pas raportimeve se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku, kanë ardhur deklaratat e para të njerëzve pranë tyre. Dhe jo…ata nuk duan të bëhen sërish prindër.

Lopez ka binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Affleck ka Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13 vjeç dhe Samuel, 10 vjeç, me ish-gruan Jennifer Garner. “Ata nuk duan fëmijë të tjerë. Ata të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre”, tha një burim i brendshëm për HollywoodLife. “Lidhja e J-Lo me fëmijët e tij e bën Benin edhe më të sigurt se ky është fati.”

Teksa çifti po përpiqet të bashkojë familjen, edhe Jennifer Garner e sheh këtë me sy të mirë. Ajo nuk shqetësohet aspak kur fëmijët shkojnë për të kaluar kohë me babanë e tyre dhe J-Lo, sepse në këtë mënyrë ajo kalon pak kohë vetëm, gjë që është kaq e rrallë për të. Teksa sipas burimeve Lopez u ka lënë përshtypje të mirë fëmijëve të Affleck.

“Ajo i trajton fëmijët e tij si të vetët, duke respektuar gjithmonë faktin që Jen është nëna e tyre”, shtoi burimi.  “Ata janë duke u fokusuar në rritjen e tyre dhe kjo u mjafton.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X