Jessica Alba dhe bashkëshorti i saj, Cash Warren, raportohet se po i japin fund lidhjes së tyre pas 16 vitesh martesë. Sipas TMZ, çifti është shumë pranë divorcit, ndërsa burime të afërta bëjnë me dije se marrëdhënia ka përfunduar.
Alba, 43 vjeç, dhe Warren, 45 vjeç, u njoftuan për herë të parë në vitin 2004 në sheshxhirimin e filmit “Fantastic Four” në Vancouver, ku aktorja luajti rolin e Sue Storm, ndërsa Warren ishte asistent i regjisorit. Ata u martuan më 19 maj 2008 dhe kanë tre fëmijë: vajzat Honor, 16 vjeç, dhe Haven, 13 vjeç, dhe djalin Hayes, 7 vjeç.
Ndërkohë, çifti u shfaqën së bashku në fillim të janarit për të festuar ditëlindjen e 7-të të djalit të tyre, Hayes. Pavarësisht thashethemeve për ndarje, Alba postoi një mesazh në rrjetet sociale në prag të Vitit të Ri, ku shprehu se viti 2024 do të ishte një vit i mbushur me lidhje, rritje, aventura dhe dashuri.
Në shtator 2021, Alba kishte folur për marrëdhënien e saj me Warren, duke zbuluar se ata po punonin për të balancuar nevojat e tyre individuale me ato të marrëdhënies. Ajo tregoi se pas lindjes së fëmijëve, kërkesat e tyre ishin më të ndryshme, duke përfshirë nevojën për kohë romantike dhe të dhënë prioritet jetës familjare, duke komunikuar hapur për gjithçka që po kalonin.