Sunday, September 22, 2024
spot_img

Jeta e Princ Harry-t dhe Megan Markle së shpejti në një dokumentar/ Ja vlera marramendëse që Netflix do të paguajë

- Advertisement -..

Edhe pse informacionet rreth familjes mbretërore janë të kufizuara, Princi Harry dhe Megan kanë dalë “jashtë rryme”. Duka dhe Dukesha e Sussex-it shpesh herë prononcohen për familjen e tyre dhe jo vetëm.

Sipas disa raporteve të fundit, dyshja do të realizojnë një dokumentar për Netflix, i cili do të transmetohet më pas në platformën amerikane për vlerën prej 100 milionë dollarë.

Princ Harry dhe Markle do të hapin dyert e rezidencës së tyre luksoze në Montecito, Santa Barbara, Kaliforni, sipas burimit të lajmeve amerikane, “Page Six of New York Post”.

Një burim i brendshëm i Hollivudit u shpreh për gazetën amerikane: “Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se Netflix do të nxjerrë përfitimet e tij”.

Pritet që Netflix të nisë programin në fund të vitit që të përkojë me kujtimet e Princit Harry-t. Sidoqoftë, burimi tha se Sussex-ët do të preferonin që serialet e dokumentarit të transmetoheshin në vitin 2023.

Ka spekulime se ky produkt mund të përfshijë edhe seri që do te tregojnë mbi prishjen e marrëdhënieve midis çiftit dhe familjes mbretërore. Nuk dihet saktësisht nëse në dokumentar do të përfshihen stërnipërit e Mbretëreshës Elizabeth.

Në fillim të këtij muaji, Princi Harry shprehu shqetësimin për botën në internet dhe se si ajo mund të ndikojë tek fëmijët.

Duka dhe Dukesha e Sussex-es u ndoqën nga kamerat e Netflix kur shkuan në Holandë për Lojërat Invictus në prill.

Ju kujtojmë që Princ Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës, pavarësisht se nuk do të lejohen në shfaqjen nga ballkoni i Pallatit Mbretëror.  Vetëm anëtarët aktualisht në Familjen Mbretërore do të kenë mundësinë të përshëndesin turmën nga ballkoni mbretëror, ndërsa Mbretëresha kremton jubileun e 70 në fron.

Harry dhe Markle nuk do të shkojnë vetëm, bashkë me to edhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Kjo vizitë me të vegjlit do të jetë hera e parë që Harry dhe Meghan udhëtojnë së bashku me familjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që nga largimi për në SHBA në vitin 2020.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X