Tuesday, September 24, 2024
spot_img

John Cena bën gjestin e veçantë/ Superylli i ‘WWE’ surprizon fansin e tij me sindromën ‘Down’

- Advertisement -..

Superylli dhe boksieri i ‘WWE John’ Cena njihet për suksesin e tij në ring po gjithashtu dhe në pjesëmarrjen e disa filmave të njohur.

Por asnjë rol nuk ishte më i madh se ai që luajti për adoleshentin ukrainas Misha Rohozhyn.

Rohozhyn, i cili është me sindromën ‘Down’ dhe nuk është në gjendje të flasë. Ai u largua nga Ukraina së bashku me nënën e tij Liana, menjëherë pasi Rusia nisi pushtimin e saj të vendit në shkurt, sipas The Wall Street Journal .

Në përpjekje për të motivuar djalin e saj të largohej nga vendi i shkatërruar nga lufta, Liana i tha Mishës se familja do të kërkonte Cena-n.

19-vjeçari  dhe familja u arratisën për në Holandë. Tre muaj pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi, Misha më në fund takoi idhullin e tij.

Në një video të publikuar nga WWE , Cena doli nga makina e tij me këmishën, kapelën dhe shiritat e tij ikonë të gjelbër ‘WWE’ për të përqafuar adoleshentin.

“Kam bërë një rrugë shumë të gjatë për të parë ty,” i tha aktori i Mishës.

Aktori ishte në  duke realizuar xhirimet në Londër kur lexoi për udhëtimin e Rohozhyn nëpër Evropë, sipas WSJ.

Ai ka fluturuar afërsisht një orë për të takuar adoleshentin ku ata kaluan kohën duke ngrënë tortë dhe duke luajtur. Cena e quajti surprizën “një pasdite të veçantë kur bëhet fjalë për miqtë e rinj që mund t’i takoj”.

“Aftësia e Mishës për të përqafuar këmbënguljen. Është e jashtëzakonshme”, tha Cena. “Ato fjalë “Kurrë mos u dorëzo”— të gjithë kemi menduar për ato në jetën tonë. Ata janë shumë të fuqishëme. Ata janë (Misha dhe Liana) dy shembuj të shkëlqyeshëm sesi këmbëngulja mund të çojë në gëzim edhe në kohët më të vështira.”

Cena i dha Mishës këmishën  e tij dhe një kopje të kampionatit WWE si dhuratë para se të ndaheshin.

“Kjo ishte një aventurë e mrekullueshme në të cilën u njoha me një mik të ri të mrekullueshëm,” i tha Cena Mishës përmes një përkthyesi. “Faleminderit që më dhatë forcë.”

Misha kishte një kërkesë të fundit – që Cena t’i përshëndeste në emër të tij superyllin e WWE Alexa Bliss.

Mundësja, e cila pa videon virale, iu përgjigj:

“Përshëndetje Misha!!! Të dërgoj shumë përqafime! Faleminderit @JohnCena !!! Kjo ma ngrohi shumë zemrën, ” tha Bliss në Twitter .

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X