John Travolta ka reaguar zemërthyer pas ndarjes nga jeta të mikeshës së tij të përjetshme dhe ish-koleges Olivia Newton-John, e cila humbi jetën ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.
“E dashura ime Olivia, ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë. Ndikimi yt ishte i pabesueshëm. Të dua shumë,” shkroi ai në mbishkrimin e një postimi prekës në Instagram, të shoqëruar me një foto kur Newton-John ishte e re. “Do të shoh në rrugë dhe do të jemi sërish bashkë. I yti që në momentin e parë që të pashë dhe përgjithmonë! Danny yt, John yt!”
Aktorët luajtën së bashku me njëri-tjetrin në “Grease”. Travolta, 68 vjeç, luajti Danny Zuko në filmin ikonik të vitit 1978, ndërsa Newton-John luajti Sandy Olsson. Dyshja qëndruan të afërt për dekada me radhë pasi punuan së bashku për muzikalin.