Tuesday, April 8, 2025
spot_img

Jozi – Loredanës: Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin

- Advertisement -..

Pas një përplasjeje të fortë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Loredana dhe Jozi patën një bisedë të gjatë në dhomën e gjumit, ku prezent ishte edhe Laerti.

Konflikti mes dyshes nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e Jozit, duke theksuar se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”.

Në përpjekje për të sqaruar keqkuptimet, biseda mori një kthesë të pazakontë kur Loredana, në mënyrë ironike, deklaroi: “Unë nuk jam gocë fshati, më falni”.

Kjo nxiti një reagim nga Jozi, i cili, me ton shpesh ironik e shpërthyes, iu përgjigj: “Unë vij nga një fshat i madh, por jetoj në Tiranë. Kam 10 vite që jetoj jashtë. Ti do të vish nuse në fshat, moj shpirt. Tani, nuse fshati do të jesh si të them unë”.

Loredana e shokuar: “Çfarë?!”.

Biseda vijoi me tone gjysmë serioze, gjysmë humoristike, ku Jozi i përshkroi “jetën si nuse në fshat” me një listë detyrash: “Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin. A nuk mund të bësh këtë gjë? Të zgjohesh, të bësh kafe, për vjehrrin, për vjehrrën, për burrin…”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X