Në një sfidë të re Vëllai i Madh u kërkoi secilit prej banorëve të thoshin dy të vërteta dhe një gënjeshtër për veten e tyre. Në living më pas ata i kanë lexuar një nga një dhe secili prej tyre ka dhënë mendimin se kush mund të jetë gënjeshtra dhe të vërtetat.
Në momentin që erdhi radha e Jozit, ai kishte shkruar:
- Kam shoqëri me Dua Lipën
- Kam kryer marrëdhënie me 500 femra
- Kam pasion kuajt
Ata duhet të gjenin gënjeshtrën por ishte fjalia e dytë se ai ka shkuar me 500 femra që habiti të gjithë banorët, edhe Loredanën e cila u përgjigj duke i thënë se:
Tani unë shpresoj që të jetë e dyta sepse ti je betuar që do të më marrësh fytyrën mua. Unë duke jetuar në Londër dhe duke e pasur parasysh, familjen e Dua Lipës ata janë njerëz shumë modest. Ajo është shumë modeste dhe e shoqërueshme me të gjithë.