Sunday, September 22, 2024
spot_img

Aurela Gaçe tërhiqet nga muzika /Zbulon arsyen e fortë

- Advertisement -..

Aurela Gaçe është një ndër të paktat këngëtare që në çdo performancë të saj ka treguar që është artiste e vërtetë. Ajo e djeg skenën me plotë kuptimin e fjalës.

Këngëtarja ka njoftuar se do tërhiqet nga skena për disa kohë për shkak të problemit të kordave të zërit dhe do t’i rikthehet muzikës sapo të rikuperohet. Aurela iu ka kërkuar falje të gjithë ndjekësve të saj.

“I drejtohem audiencës time besnike ! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.

Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal,por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.

Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim që të mos bëj një dëm që mund ta pasoja më vonë. Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ T? JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë) Për pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt !

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley. Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi”, ka njoftuar Aurela.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X