Wednesday, November 6, 2024
spot_img

“Ka emra sa të duash…”/ Ronela Hajati sqaron deklaratën e saj që bëri bujë

- Advertisement -..

Pak ditë më parë, një postim i Ronela Hajatit në rrjetet sociale shkaktoi bujë gjithandej. Postimi i këngëtares së njohur kishte të bënte me festat e çmendura të reperit të famshëm, Diddy, që sipas saj bëhen edhe në vendin tonë.

Pak më parë, Ronela ka bërë një reagim në “Instastory”, ku ka sqaruar postimin e saj të mëparshëm. Artistja shprehet se “i vjen keq që për çdo gjë që ndodh-showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta”.

Ajo shton se ‘Diddy është një maniak me miliarda. Në Shqipëri i gjen që nëpër autobusë’. Gjithashtu Ronela thotë se ka “emra sa të duash dhe se i gjeni nëpër gazeta përditë”.

Deklarata e saj:

 “E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është të nxjerr këngë sepse dhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me ç’flas apo me komente të hipotetikuara sepse keni kurreshtje jo të shëndetshme. Më vjen kaq keq ku për çdo gjë që ndodh – Showbizi është i targetuar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që zor se mund të rregullohet në vendet tona.

Diddy është një manjak me miliarda. Te ne i gjen që nëpër autobusa. Në showbizin tonë artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër dyqind story se paguhen. Stop targeting people kot dhe stop të vënit në gojët e të tjerëve, thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X