Saturday, July 27, 2024
spot_img

“Ka gjasa të dështojë”/ Ish-konkurrenti i Për’puthen flet për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, ironizon Beatrix Ramosajn: Qysh thuhet bukur…

- Advertisement -..

Ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga jeta e tyre pas programit ku shpesh përfishjnë edhe moderatoren e programit, Bora Zemanin.

Ish-konkurrenti, Albi Dhima, i cili ishte mjaft i përfolur kohët e fundit për nje lidhje dashurie jashte programit, ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet.

Ndër pyetjet që iu drejtuan Albit nga ndjekësit e tij, ishin dhe disa që kishin lidhje edhe me moderatoren Bora Zemani dhe historinë e saj me aktorin Donald Veshaj.

“Çfarë mendon për Borën dhe Donaldin?”– pyet ndjekësi.

“Mendoj që disa gjëra është më mirë t’ja lemë zotërve të punës dhe të merremi me punët tona… Sepse kur diçka pompohet në mënyrë të sforcuar ka gjasa të dështojë.”– shkruan Albdi, i cili gjithashtu zbuloi se sipas tij femra më e bukur shqiptare është Bora Zemani.

Një tjetër ndjekës ka përmendur edhe frazën e famshme të Beatrix Ramosajt në BBV, “qysh thuhet bukur në shqip”, për të shprehur simpatinë ndaj ish-konkurrentit.

“Qysh i thonë i bukur shqip: Albi”– shkruan ndjekësi shoqëruar me një zemër, ndërsa ai është përgjigjur me të qeshura duke shkruar: “E bukur kjo”

“Po të bënë ftesë në BBV 2 do ta pranoje?”- pyet një tjetër ndjekës, ndërsa ish-konkurrenti përgjigjet thjesht “Po.”

Albi gjithashtu ka pohuar se është i dashuruar, me një vajzë të panjohur për publikun emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X