Sunday, November 3, 2024
spot_img

“Kam ndërtuar punën time të ëndrrave”- Chiara Ferragni flet për profesionin e saj: Largimi prej fëmijëve më thyen zemrën

- Advertisement -..

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura në botë, e cila njihet për ndarjen e jetës së saj pa filtra me 27 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe miliona të tjerë në rrjetet e tjera sociale.

Së fundmi blogerja italiane, ka ndarë dy foto të ëmbla me ndjekësit e saj, duke lajmëruar gjithashtu se po planifikon një projet jashtë vendit.

Ajo shkruan se dhimbja më e madhe për të si një grua biznesmene është pikërisht detyrimi për të qëndruar larg fëmijëve të saj.

“Fotoja e parë është bërë mbrëmë, ndërsa e dyta është bërë në janar 2020, pak para një projekti pune në Meksikë (fiks si sot). Sa herë që largohem për punë dhe veçanërisht kur më duhet të qëndroj larg fëmijëve të mi për një kohë të gjatë, ndihem shumë me fat dhe në të njëjtën kohë e lënduar. Me fat sepse kam ndërtuar punën time të ëndrrave, unë jam CEO i kompanive të mia dhe kjo është një gjë e rrallë në një botë plot me burra në pozita pushteti. Në të njëjtën kohë, largimi prej tyre, fizikisht, më thyen zemrën. Më mungon aroma e tyre, prekja e tyre, përqafimet e tyre. Jam shumë me fat që jam nëna e tyre dhe shpresoj që ndërsa rriten të jenë krenarë për atë që po ndërtoj për ta”, shkroi Chiara në postimin e saj në “Instagram.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X