Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje e rëndë e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. Së fundmi është publikuar dëshmia e plotë e Granit Plavës, autorit të vrasjes së Liridonës.
Pas arrestimit të autorit të krimit, ai ka deklaruar se bashkëshorti i Liridonës, Naim Musreli, ka porositur vrasjen e saj. Biseda mes tyre ka ndodhur një javë më herët se të ndodhte ekzekutimi i viktimës.
Në tavolinë ka qenë edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.
Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Ai më ka thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr.Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava.
Autori Granit Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar ditën e vrasjes së Liridonës dhe i ka kërkuar që të kryhet krimi.
Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam parë unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë xhiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.
Ajo çfarë nuk dihej ishte se fëmijët nuk kanë qenë në makinë gjatë vrasjes të së ëmës ashtu sikurse është përfolur deri më sot.
“Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë Plava.