Sunday, September 8, 2024
spot_img

“Kam qeshur e derdhur lot”/ Këngëtarja e famshme e emocionuar në ditëlindjen e saj të 55-të

- Advertisement -..

Këngëtarja e njëkohësisht aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ndihet mirënjohëse në ditëlindjen e saj të 55-të!

Ylli i muzikës festoi një ditë më parë ditëlindjen. Edhe pse askujt nuk i besohet artistja e Hollywood-it mbushi 55 vjeçe.

Sakaq Jennifer ka gjetur pak kohë për mbështetësit e saj. Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it, falënderoi fansat për gjithë urimet e përzemërta që ata bën për të.

“Kurrë nuk mund të shpreh se sa e prekur jam apo sa tepër e bekuar ndihem që të gjithë ju jeni pjesë e jetës sime.

Unë kam parë të gjitha urimet tuaja për ditëlindjen, videot dhe postimet e bukura gjatë gjithë natës së kaluar dhe këtë mëngjes nga e gjithë bota.

Kam qeshur, buzëqeshur, derdha disa lot dhe kur pashë billbordin në Times Square, unë isha krejtësisht e mbingarkuar”, ka shkruar këngëtarja e “On the Floor” në postimin e saj, duke iu referuar një tabele “Happy Birthday Jennifer Lopez” në vendndodhjen e qytetit të Nju Jorkut.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X