Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kanye West u rikthehet deklaratave përmes muzikës: Familja është në rrezik kur babai nuk është në shtëpi

- Advertisement -..

Kanye West po e kthen dhimbjen e tij në art.

44 vjeçari duket se e krahason veten me Jezusin teksa ka folur përmes këngës mbi largimin nga katër fëmijët e tij – North, Saint, Psalm dhe Chicago –në albumin e ri të Pusha T me titull “It’s Almost Dry”, ku Kanye është bashkëpunëtor.

“I lindur në garazhd, i biri i një të huaji/Kur babi nuk është në shtëpi, familja është në rrezik,” repon Ye në këngën “Dreamin of the Past“. Tekstet e tij duket se i bëjnë jehonë ndjenjave dhe jetës personale të reperit. Madje në fillim të këtij viti, ai sulmoi Kim se i mbante fëmijët larg tij.

Në mars, reperi ndau një fotografi të çantës së shpinës së North-it, e cila ishte zbukuruar me tre kukulla të vogla- një e nënës së saj, një e një aliene dhe një e babait të saj. “Kjo ishte në çantën e pasme të vajzës sime, e gjeta kur më lejuan ta shihja javën e kaluar”,-shkroi reperi asokohe në Instagram. “Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, unë jam i detyruar të mbroj familjen time me çdo kusht. Si prift i shtëpisë sime, mos u shqetëso Northy, Zoti është ende gjallë.”

Megjithatë, Kim – e cila u shpall ligjërisht beqare nga Ye muajin e kaluar – hodhi poshtë pretendimet e reperit, duke shkruar, “Të lutem ndalo me këto postime, sot ishe këtu dhe dërgove fëmijët në shkollë”.

Të drejtat prindërore të Ye nuk janë e vetmja gjë për të cilën ai ka repuar. Në këngën “Eazy”, ai sulmoi të dashurin e ri të Kim, Pete Davidson, duke thënë: “Zoti më shpëtoi nga ky aksident/Vetëm kështu që unë mund të rrah Pete Davidson.” Në videoklipin e animuar ai u pa duke rrëmbyer, vrarë dhe djegur yllin e ‘Saturday Night Live’.

Pavarësisht dramës, bashkë-prindërimi duket se në fakt është përmirësuar për Kanye dhe yllin e ‘Keeping Up With the Kardashians’. Në fillim të këtij muaji, Kim i tha Robin Roberts se ata do të mbeten “familje” pavarësisht se çfarë ndodh. “E urrej që ndodhi kështu. Por kur bëhet fjalë për familjen, dua të them-Kanye dhe unë do të jemi gjithmonë familje. Në fund të fundit, unë dua që fëmijët e mi të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm dhe të rriten me botën e babait të tyre.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X