Friday, November 1, 2024
spot_img

Karakteristikat e Binjakëve

- Advertisement -..

Dita 22 Maj- 22 Qershor Planeti udhëheqës Mërkuri, dita me fat E Premte numrat me fat 5,6

KARAKTERISTIKAT POZITIVE : Binjakët janë argëtues dhe tërheqës. Kanë interes dhe dëshirë të madhe për të mësuar. Komunikimi është jeta e binjakëve. Komunikimi bëhet nëpërmjet fjalëve,ideve,thashethemeve dhe filozofisë që ka një binjak i lumtur. Jeta për ta është një lojë e cila është e mbushur me argëtim dhe jo shumë punë. Kanë shumë mundësi sepse janë mëndje hapur, prodhues dhe energjikë.

KARAKTERISTIKAT NEGATIVE : Binjakët lodhen dhe mërziten lehtë. Nuk janë fare praktikë. Janë të padurueshëm dhe të çuditshëm. Marin nëpër gojë dhe janë shumë nevrik. Ndikohen lehtë nga personaliteti i dyfishtë i tyre. Kanë shumë pasiguri dhe shohin veten e tyre. Ju mungon dëshira sepse ndryshojnë shpesh interesat.

BINJAKËT PËLQEJNË : ti tregojnë kujdes dhe ti respektojnë. U pëlqen të komunikojnë me njerëz.

BINJAKËT URREJNË : Binjakëve nuk ju pëlqen të dëgjojnë ankesa dhe se çfarë i ndodh rreth tij.

BURRI BINJAK : Në përgjithësi është i gjatë me trup të hollë. Ndikohet nga ndërrimet e kohës, është i lëvizshëm dhe mban kokën lart. Më e mira e tij është që tju mbushë mëndjen të tjerëve. Gjithashtu mund të rrëshqasë pa probleme pengesave të ndryshme që i dalin përpara. Është i zgjuar dhe i do njerëzit. Është social dhe diplomat dhe njëkohësisht mund të ndërtoj zanate kur të dojë.

GRUAJA BINJAK : Tipikja është e gjatë me sy të bukur,duar dhe këmbë të gjata. Lëviz shpejt, i pëlqen komunikimi dhe ka shumë energji. Mund të bëhet shoqe e mirë dhe të jep ndihmë kur është nevoja. Kërkon dashurinë e vërtetë por e gjen vështirë lidhjen në këte temë.

BINJAKËT NË KARRIER : Kanë mundësinë të flasin shpejt dhe më tepër se duhet. Kanë mjaft ide të reja. Duke pasur një mëndje të palodhir ndërrojnë vazhdimisht projekt. Është shumëpunëtor. Edhe kur duket se është i lehtësuar mëndja e tij gjithmon punon duke zbuluar ide dhe gjëra të reja. Në punë është shumë diplomat dhe shkon mirë me të gjithê, të paktën në dukje. Merret me shumë gjëra njëkohësisht. Janë personat e duhur për tu kërkuar ndihmë. I do shumë fjalët dhe idetë dhe mund të bëhet një aktor ose politikan shumë i mirë. Gjithashtu mund të shkëlqejnë si shkrimtar, shitës makinash, shofer autobuzi, modelist, imitues, gazetar, prezantues lajmesh.

FATI dhe EKONOMIA E BINJAKËVE : Ju intereson fitimi dhe në rast se nuk fitojnë, por edhe që nuk humbin atëherë mundësitë e suksesit dhe zhgënjimit janë ato. E njejta gjë është dhe për lojrat e fatit. Mirë është që ti shmangen investimeve të kota sepse fati mund ti zhgënjej sidomos në moshë të madhe.

BINJAKËT SI PARTNER : Ata kanë nevojë për një partnere që të adhuroj shkêlqimin e tij. Gjithashtu kanë nevojë për një person të fortë dhe të zgjuar. Në rast se plotësojet shpirtërisht lidhja do të mbahet përgjithmon. Ju pëlqen të mbajnë ata lidhjen. Partneri binjak pëlqen shumë udhëtimet dhe dëshiron që partnerja e tij të udhëtoj me të ose të pranoj mungesën e tij pa ankesa dhe pyetje.

BINJAKËT SI PARNERE : Ajo dëshiron një partner i cili i dhuron mbrojtje sentimentale. Vazhdimisht bashkëpunimi nuk është për një kohë të gjatë dhe do që të jetë gjithmon në zhvillim. Shumë partner përfundojnë keq duke mos kuptuar nevojat e saj dhe duke mos ndihmuar të gjejë atë qe dëshiron.

PËR JU QË DILNI ME BINJAK : Atyre u pëlqejnë udhëtimet dhe të argëtohet me pamje, kërcim dhe kërkime të reja. Mahnitet nga jeta e lirë dhe lidhet vështirë. Në lidhje aq sa shumë emocionohet, aq lehtë edhe harron. Beson se gjithëmon ka të drejtë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X