Data : 22 Dhjetor – 19 Janar ; Planeti : Saturni ; Dita me fat : E Shtunë, E Diel ; Numrat me fat : 7,6,8
KARAKTERISTIKAT POZITIVE: Është shumë i mirë në organizim, i kujdesshëm dhe realist. Punon fort, llogarit çdo rrezik që merr dhe mban përgjegjësitë e tij. Do që gjithmonë të realizojë qëllimet e tij, është besnik në parimet e vjetra dhe jep këshilla të mira kur nevojitet.
KARAKTERISTIKAT NEGATIVE: Beson se gjithmonë ajo që bën vet është gjëja më e saktë. Nuk fal lehtë dhe është egoist. I pëlqen të kritikojë gjithçka. Nuk duron që ta ofendojnë publikisht. Shumë herë bëhet i padurueshëm për tu argëtuar pak.Në thellësi janë romantikë dhe duan një dashuri të sigurt dhe të shkëlqyer në jetën e tyre.
BRICJAPI PËLQEN : i pëlqen ushqimi i thjeshtë dhe i ngrohtë,i pëlqen historia. Gjithashtu i pëlqejnë edhe dhuratat të mbëahtjella bukur,i pëlqen të lexoj libra, të marrë përsipër detyra dhe detyrime. Gijithashtu i pëlqen familja dhe shtëpia e tyre.
BRICJAPI URREN : Urren lëmshin,nuk do në asnjë lloj mënyre ta ngacmojnë. Gjithashtu urren ta turpërojnë publikisht, dhe nuk do që kurrë ta bëjnë të ndihet i pavlefshëm.
BURRI BRICJAP : Është i shkurtër,ka sy të ndezur dhe rrallë qeshë. Është seriozë dhe në përgjithësi duken më të mëdhenj se janë. Në përgjithësi janë të qetë,do kohë që të mësohet me dikë, kërkon famë,ngul këmbë për idetë e tij.
GRUAJA BRICJAP : Ka trup të bukur,sy serioz,vishet sipas rastit. Kërkon t’i njihet puna e saj. Duket e qëndrueshme si shkëmb por nuk është. Është besnike në familje,nuk duron ta ngacmojnë. Nuk qesh shpesh por kur e bën qesh bukur. Duket e qetë por nga brenda ka një zjarr të fshehur.
BRICJAPI NË KARRIERË : Bricjapi në përgjithësi është më punëtori në horoskop, i pëlqen të punojë,durimi dhe vendosmëria e ndihmojnë të arrijë aty ku të tjerët do të dorëzoheshin. Kërkojnë pavarësinë, një zyrë në të cilën mund të komandojnë gjithçka.Kursejnë shumë për pamjen e tyre.Në përgjithësi bricjapët duan të punojnë vetëm.Profesionet që i përshtatet birocjapit, ekonomist,patolog, programues, drejtor, astronaut
FATI DHE EKONOMIA E BRICJAPIT : Bricjapët i përdorin mirë paratë dhe investimet i kanë të sakta. Arrijnë në vende të pakapshme duke fituar prestigj,forcë,para,dashuri dhe veçanti.Ata mbi gjithçka vejnë punën. Punën e tij e ka pasion dhe është gjithmonë i programuar sepse do që t’i bëj gjithçka shkëlqyeshëm.Bricjapi nuk ka probleme ekonomike.
BRICJAPI SI PARTNER: Ai do një partnere që ta ndihmoj të arrijë qellimet e tij.Mund të besojë se partneri i tij varet plotësisht nga ai.
BRICJAPI SI PARTNERE: Ajo kërkon një partner që ka një vënd të mirë në jetë. Është shumë e mundashme të bëj zgjedhje të gabueshme se një bricjap mashkull,por e kupton shpejt gabimin e saj.Në bashkëpunim rrallë zgjedhin femra.Nëse partneri i tyre ndërron jetë e kanë të vështirë të zëvendësojnë partner dhe mbyllen në veten e tyre.
PËR JU QË DILNI ME BRICJAPË: Për ju që dilni me bricjapë duhet të dini se ajo që i intereson atyre është kur i merni seriozisht.Do që të ketë lidhje afatgjatë dhe besnike. I pëlqen qetësia dhe pretendon një shtëpi dhe një familje të mirë.