Thursday, September 19, 2024
spot_img

KARAKTERISTIKAT E PESHORES

- Advertisement -..

Data : 24 Shtator – 23 Tetor, Planeti udhëheqës : Afërdita, Dita me fat : E Premte, numri me fat : 3

KARAKTERISTIKAT POZITIVE : Peshorja si person është shumë i bashkëpunueshëm, ka mendime të pastra dhe prirje artistike, ka besim të fortë dhe është shumë besnik. Gjithmonë bën gjëra të matura dhe janë jashtëzakonisht të zgjuar. Çdo gjë e masin para se ta bëjnë.

KARAKTERISTIKAT NEGATIVE : Është vazhdimisht me fytyrë mënjanë. Nganjëherë është i pavendosur, ka frikë se mos merr vendime të gabuara, ndërron shpesh ndjenja. Bën gjithçka për të ndjer se të tjerët janë të kënaqur duke mos parë nevojat e tij. Ka frikë të gjendet vetëm.

PESHORJA PËLQEN : I pëlqen të harxhojë kohë duke ndërruar vazhdimisht veshje, preferon rroba të qepura mirë, pamjet e bukura dhe ngjyrat. I pëlqen ambjenti i këndshëm dhe biseda interesante. Do të jetë në qendër të vëmendjes.

PESHORJA URREN : Urren jashtëmase zhurmat dhe grindjet, nuk do në asnjë lloj mënyre të gjendet në ankth. Nuk i pëlqen ta kritikojnë dhe ta detyrojnë të bëjë asnjë lloj ndryshimi. I do gjithçka në rregull.

BURRI PESHORE : Ka një trup të lidhur dhe nuk është kurrë i shëmtuar. Është tip sportiv, jep lirshëm këshilla, është i cilësuar si tekniku i dashurisë. Ka nevojë për harmoni, është shpenzues i parasë, duke shpenzuar në gjëra që i sjellin lumturi.

GRUAJA PESHORE : Ka trup të hollë dhe me linja në përgjithësi dhe ka sy të mëdhenj. Kujdeset për trupin dhe imazhin e saj. Përdor pamjen e saj për të arritur atë qe do. Ka diplomaci dhe teknikë.

PESHORJA NË KARRIERË : Kur i hyjnë një pune harrojnë të shlodhen. Ndjenja e drejtësisë është shumë e theksuar tek ata. Janë diplomatët e botës së afarizmit. Kërkojnë gjithmonë bashkëpunim dhe i pëlqen të bashkojë gjithë botën. Janë shumë të mirë në vendime të vështira. Paratë dhe jeta moderne janë shumë të rëndesishme pë ta. Profesionet e përshtatshme për peshoret janë : arkitekt parukjer, shkrimtar,avokat, topograf.

FATI DHE EKONOMIA E PESHORES : Në anën ekonomike janë shumë të pafuqishëm në përdorimin e parave. Nuk janë të pakta herët që bëjnë investime të kota. Duke provuar fatin e tyre se një ditë mund të fitojnë dhe harxhojnë para në lojra fati. Krijojnë shpejt një gjendje të mirë ekonomike por pastaj ndalojnë. Suksesi i tyre vjen me bashkëpunime jo me lojra fati ose duke shpresuar që fati do i sjelli mundësi të arta.

PESHORJA SI PARTNER : Ai do një partnere me rreth të mirë social, do që partnerja të jetë pasqyra e tij. Duhet të kenë mirëkuptim dhe inkurajim.

PESHORJA SI PARTNERE : Ajo do të shohë partnerin e saj si një person që do t’i mbulojë nevojat e saj dhe do të ndaj veten e saj me partnerin e saj. Ajo do të mundohet që në shtëpi të ketë sa më shumë qetësi dhe harmoni në mënyrë që partneri i saj të ndihet i qetë.

PËR JU QË DILNI ME PESHORE : Duhet të dini që peshoreve ju pëlqen të rrethohen me njerëz me të cilët mund të bëjnë një bisedë të këndshme. I pëlqen të marrë kartolina dhe lule, gjithashtu i pëlqejnë ushqimet e mira, ëmbëlsirat dhe muzika.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X