Monday, October 7, 2024
spot_img

Kendall Jenner në presion për t’u bërë nënë

- Advertisement -..

Kris Jenner, nëna e motrave Kardashian dhe Jenner ka shprehur dëshirën për të patur shumë nipër e mbesa. Mesa duket tani Kris pret mezi pret të bëhet gjyshe nga vajza e saj, modelja e Victoria Secret’s, Kendall Jenner, e cila aktualisht është e vetmja nga motrat që nuk ka fëmijë.

Kendall pranoi në një intervistë të fundit se ajo ndihet nën presion nga mamaja e saj si dhe motra më e vogël, Kylie Jenner për të pasur një fëmijë së shpejti. Mami më dërgon shpesh mesazhe dhe thotë: “Mendoj se ka ardhur koha” dhe unë i them: “A nuk jam unë ajo që e vendos?!”, “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!”, shprehet ajo.

Kujtojmë, se lidhja e dashurise mes modeles së njohur me basketbollistin Devin Booker po shkon shumë mirë.

Kendall dhe Booker konfirmuan romancën e tyre në Qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme.

Sakaq, dyshja dëshiron ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut çka mund të vihet re edhe përmes postimeve të pakta në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X