Monday, June 2, 2025
spot_img

Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin?Reagon për herë të parë Egli

- Advertisement -..

Ish-banorja e BBV, Egli Tako, ka zbuluar më tepër detaje nga kënga e saj më e re, “Jetë”. Teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo u pyet edhe mbi rolet kinematografike, të cilat teksa ishte pjesë e shtëpisë, tha se do donte të merrte pjesë në filma.

Ajo u pyet edhe për këngën, për të cilën tha se nuk është dedikim.

“Pikë së pari, sa i përket kinematografikë jam e hapur për të qenë pjesë e një produksioni kinematografik. Kënga nuk qëlloi rastësi, unë kam kryer një shkollë arti, kam pasur pesë materiale muzikore të bëra gati më parë.

Përkundrazi… madje nëse kam lobuar për një profesion të caktuar ka qenë muzika. Që unë e kam thënë që nuk jetoj dot pa muzikë.

Nuk do ta atashoja konkretisht me diçka, as nuk do të thoja që është një lloj dedikimi ose jo, arti është shumë subjektiv. Dua që gjithsecili të gjejë vetën tek kjo këngë. Krijimet e mia janë pjesë e shpirtit tim”, u shpreh Egli.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X