Këngëtari R. Kelly mund të dënohet me më shume se dy dekada burgim pas vendimit që do të merret ditën e sotme, nëntë muaj pasi u shpall fajtor për tafikim dhe abuzim seksual me gratë dhe fëmijët.
Në shtator, një juri e Nju Jorkut dënoi ish-yllin e popit për shantazh dhe tetë akuza për trafikim seksual.
Këngëtari 55-vjeçar i R&B do të kalojë të paktën 10 vite burg, me dënimin maksimal të mundshëm të përjetshëm. Por prokurorët kanë thënë se ai duhet të kalojë të paktën 25 vjet pas hekurave.
Ekipi i tij ligjor ka argumentuar se ai nuk meriton më shumë se dënimin minimal prej një dekade, sepse ai “nuk përbën një rrezik për publikun”.
Këngëtari i njohur për këngët hit “I Belive I Can Fly” dhe “Ignition” (Remix) – u zbulua se ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme për të joshur gratë dhe fëmijët që ai të abuzonte seksualisht me to.
Gjyqi gjashtë-javor dëgjoi se si ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethimit, gjatë dy dekadave.
Prokurorët thanë se R. Kelly – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – tregoi një “mospërfillje” për viktimat e tij dhe nuk shfaqi asnjë lloj pendese.
“Në të vërtetë, vitet e krimit të të pandehurit duket se janë ushqyer nga narcisizmi dhe besimi se talenti i tij muzikor e lironte atë nga çdo kufizim i ligjit pavarësisht sa e dëmshme, poshtëruese apo abuzive ishte për të tjerët ajo çka bënte ai, ”- thanë ata.