Monday, September 16, 2024
spot_img

Këngëtari i njohur rrëfen sesi humbi aftësinë për të parë në njërin sy dhe falenderon njerzit që u kujdesën për të

- Advertisement -..

Elton John tha se i është kufizuar aftësia për të parë me njërin sy pas një infeksioni të rëndë që pësoi së fundmi. Legjenda e muzikës 77-vjeçare tregoi se po shërohej nga infeksioni, por se shërimi i tij  kërkon kohë.

Gjatë verës, jam përballur me një infeksion të rëndë të syrit që fatkeqësisht më ka lënë vetëm me shikim të kufizuar në njërin sy”, shkroi ai në Instagram.

“Unë jam duke u shëruar, por është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe do të duhet pak kohë para se shikimi të kthehet në syrin e prekur.”

Ai shtoi se u ishte shumë mirënjohës ekipit të shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve, po ashtu  edhe familjes së tij të cilët janë kujdesur shumë mirë për të”.

“Shumë yje të ‘hollywood-it’ kanë dërguar urimet e tyre më të mira për mua,”  tha 77-vjeçari.

Dizajnerja Donatella Versace komentoi: “Të dërgoj kaq shumë dashuri Elton! U bëfsh mirë së shpejti. Të dua.”

Legjenda e tenisit Billie Jean King tha: “Duke dërguar dashurinë dhe mbështetjen tonë në rrugën tuaj. Uroj të bëhesh mirë së shpejti, mik.”

Sir Elton, i njohur për hitet duke përfshirë Your Song, Rocket Man dhe I’m Still Standing, ka shitur më shumë se 300 milionë disqe.

Vitin e kaluar, ai luajti shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij të lamtumirës për rreth 120,000 njerëz në Glastonbury.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X