Thursday, March 20, 2025
spot_img

Këngëtari Mateus Frroku rrëfehet për dashurinë dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

- Advertisement -..

Këngëtari Mateus Frroku zbuloi disa muaj më parë se ka nisur një romancë të re gati 3 vite pasi i dha fund fejesës shumëvjeçare.

Se kush është vajza që i ka marrë zemrën Mateusit ende nuk dihet, ndërsa mediat rozë raportojnë se ajo është një mikeshë e mirë e këngëtares Anxhela Peristeri. I ftuar së fundmi në ‘Part Time’ ai zbuloi se ka nisur bashkëjetesën me partneren e tij të re.

Në rolin e ‘kamerierit’, Mateusi iu përgjigj disa pyetjeve të Rudina Dembacajt, mes tyre edhe ato për partneren. Pyetjes se kur do t’i japë fund beqarisë, Mateusi iu përgjigj se ende nuk ka ndonjë plan, por ai tashmë bashkëjeton me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, pa zbuluar më shumë detaje për të.

Ndërsa pyetjes nëse kanë në plan një bebe, ai tha: ‘Ndoshta po, por nuk është në plan për momentin’. Kur iu kërkua të zgjidhte mes biondeve apo bruneve, Mateusi tha “duhet të them brune”, gjë që la të kuptohej se e dashura është brune, por ai gjithsesi ka pasur shumë qejf edhe biondet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X