Friday, September 20, 2024
spot_img

Këngëtarja Adele blen shtëpinë e Sylvester Stallone/ Ja vlera marramëndëse që kushtoi

- Advertisement -..

Sylvester Stallone krijoi një monument prej guri në nder të filmin që e bëri atë yll kinematografik. Kështu që pas shitjes së shtëpisë  së tij këngëtares Adele, të paktën atë statujë pritej ta merrte. Por rezultoi se nuk është kështu.

Adele tani është pronarja e re e shtëpisë së bashku me statujën “Rocky” që gjendet e vendosur buzë pishinës. Stallone i shiti Adelës pronën e tij për 58 milionë dollarë. Ndërsa ai është zhvendosur në Palm Beach.

Adele dhe partneri i saj, Rich Paul pozuan në pjesën e përparme të shtëpisë ndërsa të dy mbanin çelësat e vilës së tyre të re.

Sa i përket shtëpisë së saj të re ajo përbëhet nga një palestër, sauna, dhomë me avull, pishinë, dhomë për puro, dhomë shfaqjeje, bar me porosi, studio arti dhe një bujtinë 2-katëshe. Është një nga shtëpitë më të mëdha në komunitetin ekskluziv të portave të Beverly Park. Në këtë zonë banojnë edhe personazhe si: Denzel Washington, Magic Johnson, Justin Bieber dhe Lisa Vanderpump. Këto do të jenë fqinjët e rinj të Adele.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X