Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka tërhequr herë pas here vëmendjen me fotot provokuese në rrjetet sociale.
Por mesa duket ajo është tërhequr dhe nuk shihet aktive si më parë në profilet e saj në rrjetet sociale. Këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Turqi, ku ka zgjedhur të vazhdojë aty karrierën e saj, njihet për jetën e saj luksoze që nuk ngurron aspak ta tregojë.
Së fundmi, Morena ka ndarë në “Instastory” disa fotografi, ku shihen trëndafila të bardhë dhe të kuq që janë punuar në mënyrë të veçantë. Ajo përpiqet që jetën e saj private t’a mbajë larg syrit të mediave, ku nuk dihet nëse është në një romancë apo jo.
Por këto trëndafila dhe mënyra se si janë punuar me kaq shumë dashuri, tregon se Morena nuk qenka më vetëm, por ka dikë në jetën e saj.


Në një foto ku shihen trëndafilat e bardhë ajo shkruan: “Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë”.
Ndërsa në foton ku shihen trëndafilat e kuq në formën e zemrës, ajo shkruan: “Të dua”.