Saturday, July 27, 2024
spot_img

Këngëtarja e njohur së shpejti nënë për herë të parë, publikon foto me barkun e rrumbullakosur

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Mariola Kaçani është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur, teksa shkruan:

“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”. Duket se ata do bëhen me djalë pasi dekori është me tullumbaca blu dhe diku shkroi fjala “djalë në anglisht”.

Në një intervistë që dha më parë, Mariola tha se dashuria e madhe që ka ndjerë për mbesën e saj, Marina, ia ka shtuar dëshirën që të bëhet nënë. Ajo prej kohësh është në lidhje me një person të panjohur për publikun që nuk e ekspozon shumë në rrjetet sociale.

Po nuk mendoj se publiku ka interes për këtë. Edhe unë njeri jam si të gjithë, jetoj ha pi dashuroj, dal. Jam e dashuruar. Nuk bëj plane për dasmë, shijoj jetën.“- tha ajo në një intervistë kur u pyet për partnerin dhe planet për dasmë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X