Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.
Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.
Së fundmi këngëtarja ka ripostuar një shkrim në Instastory që tregon se “çfarë është dashuria” sipas saj.
“Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve, dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rrallë ekziston”- thuhet në postim, në të cilin Fifi shton: “Shumë rrallë e ndoshta dhe hiç (fare)”
Nuk mund të thuhet nëse ka një krizë mes saj dhe Adisit, nisur nga ky postim, pasi dyshja vijojnë të ruajnë postimet e përbashkëta në rrjetet sociale ku dhe ndjekin njëri-tjetrin.