- Advertisement -..
Blerina Braka është bërë nënë për herë të dytë.
Këngëtarja shqiptare solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë.
Bluid është emri i vogëlushit, të cilin e zbuloi vet Blerina përmes rrjeteve sociale.
“Zemra plot… Kjo ndjenjë nuk ka fjalë, është mrekulli. Mirë se na erdhe Bluid, na plotësove familjen dhe na mbushe shpirtin. Faleminderit Zot”, ka shkruar këngëtarja ku shfaq një foto me dorën e saj dhe të bebushit.