Saturday, July 27, 2024
spot_img

Këngëtarja shqiptare shfaqet krah Malumas, shijojnë së bashku “Formula Uno”

- Advertisement -..

Maluma ka fituar simpatinë e shqiptarëve edhe më shumë pas koncertit që mbajti në Tiranë.

Artisti kolumbian ndiqet në çdo hap nga fansat shqiptarë pjesë e të cilëve janë edhe shumë figura publike.

Së fundmi ai është shfaqur krah një këngëtareje shqiptare, e cila gëzon famë ndërkombëtare dhe bëhet fjalë për Bebe Rexhën.

Këngëtarja shqiptare dhe artisti latin kanë marrë pjesë në “Formula Uno” që është mbajtur në Miami, ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura.

Artistja ka ndarë disa fotografi, ku spikati dhe ajo me yllin latin.

Dyshja e famshme kanë një raport të mirë prej shumë vitesh dhe i kemi parë shpeshherë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, kujtojmë që Maluma mbajti disa javë më parë dhe një koncert në Tiranë në kuadër të turneut të tij botëror.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X