Saturday, July 27, 2024
spot_img

Këngëtarja shqiptare zbulon sëmundjen nga e cila vuan: “Është shumë e rrallë”

- Advertisement -..

Ajo është padiskutim një nga emrat më të mirë të artit shqiptar dhe e muzikës popullore.

E kemi fjalën për Merita Halili, e cila ka folur së fundmi hapur për sëmundjen nga e cila vuan. E ftuar në “Expuls”, këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, tha artistja.

Lupusi është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X