Saturday, July 27, 2024
spot_img

Keni ende shpresë se do bashkohen? Bora i jep ‘goditjen’ e fundit Donaldit me këtë VEPRIM!

- Advertisement -..

Që nga dalja e Donaldit nga shtëpia e Big Brother dhe ndarja nga Beatrix u përfol për një ribashkim të mundshëm të tij me Borën.

Pas lajmeve të shumta Bora ditë më parë reagoi e revoltuar për të gjitha ato që po qarkullojnë në media duke thënë se asgjë nga ato nuk është e vërtetë. 

Në anën tjetër Donaldi në një koncert në Gjakovë pyeti publikun se kujt ia dedikonte këngën dhe pasi të gjithë njëzëri thirën emrin e Borës, ai u kërkoi që t’ja bënin ‘’tagg’’ asaj.

Por edhe pas fjalëve të Donaldit se po bën çmos të rikthejë atë, prezantuesja ka bërë një veprim që nuk do t’u pëlqejë aspak fansave ‘’TeamBoraDonald’’ 

Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. 

Bëri xhiron e mediave sociale javë më parë lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. 

Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n. 

Në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. 

Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.

Por nëna e Donaldit vazhdon ta “ndjekë” prezantuesen, në mesin e 22 personave që ajo ka “follow” është edhe Bora.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X