Mozzik dhe Loredana janë ndarë për herë të dytë pasi provuan edhe njëherë të rregullonin raportet e tyre.
Ishte Loredana ajo që kishte konfirmuar ndarjen përmes rrjeteve sociale ndërsa Mozzik nuk ka folur asnjëherë lidhur me këtë temë.
Ditëve të fundit kanë filluar sërish të qarkullojnë zërat se dyshja janë ribashkuar, por nuk ka pasur ndonjë konfirmim.
Por kësaj radhe e konfirmuan hapur se janë së bashku dhe nuk dihet nëse ishte detaj qe u iku apo e bënë me qëllim.
Mozzik dhe Loredana kanë publikuar foto të së njëjtës çantë dhe së njëjtës valixhe.
Ditë më parë ata u shfaqën veshur me jelek jeshil të njëjtë dhe çizme po ashtu të njëjta.