Saturday, November 23, 2024
spot_img

Këshilla veshjesh për t’u dukur më të dobëta

- Advertisement -..

Kombino xhinse dhe kemishe

Gjithmone xhinset dhe kemishat na japin ndihme per tu dukur me ne forme, japin pamje stili, nje miks midis sportit dhe stilit me klas, sidomos kur i kombinojme me taka ose kepuce me platforme.

Kërko për veshje me prerje strategjike
Si për shembull ky fustan i Stella McCartney me një të tillë prerje në bel që e bën atë të duket shumë më i hollë vetëm falë iluzionit të krijuar pikërisht nga modeli i fustanit.

Provo pantallona me shtat të lartë
Këto pantallona e transformojnë totalisht trupin tuaj. Ky stil funksionin njëkohësisht edhe si korse për belin edhe si një mënyrë për t’i bere këmbët të duken më të gjata. Janë po aq efektive edhe në pantallona të shkurtra, mjafton shtati të jetë i lartë

Trego “asetet” e tua
Zgjedhja më elegante për një mbrëmje është një varëse që dramatikisht bie në kraharorin tuaj duke tërhequr kështu pas vetes gjithë shikimet, shoqëruar me një dekolte të hapur por jo të ekzagjeruar. Zgjidheni veshjen me gjatësi deri në fund të këmbëve për të pasur një look sa më të balancuar

Vish një pallto të gjatë deri te këmbët
Gjatësia e bën personin që e ka veshur të duket shtatlartë dhe krijon një siluetë më të gjatë, sidomos kur kombinohet me taka dhe xhinse.

Vendosi rrip xhaketës tënde
Veshjet me rrip u shfaqën në vitin 2015 në sfilatat e Tome, Céline dhe Bottega Veneta dhe janë një mundësi tejet e lehtë për të transformuar look-un tuaj dhe për të krijuar bel.

Bëhu vertikale
Iluzionet optike me të vërtetë që bëjnë punë. Shtoji dollapit tënd funde dhe pantallona me vija vertikale, për të krijuar përshtypjen e një femre më të gjatë dhe më të hollë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X