Janë 3 shenja karakteristike që tregojnë se ka ardhur momenti që marrëdhënia e dashurisë të përfundojë.
1.Kritika dhe përbuzja
Sipas studiuesit të marrëdhënieve John Gottman, kritika dhe përbuzja mund të jenë veçanërisht shkatërruese për një marrëdhënie romantike. Shenjat e kritikës dhe përbuzjes ka të ngjarë të përfshijnë elemente ironie ose sarkazme nga partneri romantik, ndërsa në veçanti përbuzja mund të shprehet duke kritikuar tjetrin në publik. Superioriteti zbulon gjithashtu një mesazh përçmues, toksik
2.Energjia negative
A ndiheni sikur ato pak herë që lidheni pozitivisht me partnerin tuaj nuk kanë rëndësi sepse jeni të mbingarkuar me energji negative? A e kuptoni se çdo ndryshim pozitiv është i paqëndrueshëm? Në fund të ditës dhe në pjesën më të madhe të saj, a ndiheni të lodhur emocionalisht dhe të mpirë? Ndoshta është koha të pranoni se marrëdhënia juaj është toksike.