Kida është një nga këngëtaret shqiptare e cila është rritur në skenë dhe para syve të publikut. Ajo e nisi karrierën e saj në një moshë të vogël dhe gjatë këtyre viteve kemi parë se ka ndryshuar jo vetëm në stilin e muzikës por edhe në fizik.
Teksa shumë mund ta konsiderojnë atë si një nga personazhet më natyrale, duket se ndryshimi i fundit për të cilin ajo po përflitet nuk ka ardhur me moshën. Artistja ka publikuar ditën e djeshme këngën e re me Ledrin dhe një nga detajet që ka marrë vëmendje ka qenë gjoksi i saj. Fansat kanë vënë re një ndryshim të madh të paraqitjes së Kidës në këtë videoklip nga videoklipet e tjera.
Ja një krahasim mes Kidës në “T’du”(2022) dhe Kidës në “Drunk” dhe “Dinero”(2020)
Po ashtu ndryshimi është i dukshëm edhe nga videoklipi i “Dale”, i publikuar në verën e 2021.
Këto krahasime kanë nxitur aludime te dëgjuesit se këngëtarja mund të ketë kryer ndonjë ndërhyrje estetike për tu ndjerë më mirë me veten. Vetë Kida nuk e ka konfirmuar diçka të tillë teksa nuk përjashtohet mundësia që të jetë një truk në pamjen e saj.
Kida, emri i vërtetë i të cilës është Orhidea Latifi, ishte fillimisht pjesë e OnRecords dhe u shkëput prej tyre në janar të 2015, kur i përfundoi edhe kontrata. Në 2014, Kida publikon videoklipin “Murder”, pasi u bë fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i “Murder” ka skena pikërisht nga ky koncert. Prej atëherë ajo ka sjellë shumë këngë e bashkëpunime me emrat më të njohur të muzikës, si: Ledri Vula, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu, Mozzik, Lyrical Son etj.
Kida duket se ka zgjedhur tu qëndrojë larg skandaleve dhe e ka mbajtur jetën e saj shumë private duke mos u përfolur asnjëherë për asnjë lidhje.