Saturday, November 2, 2024
spot_img

Kim Kardashian dhe fiksimi i saj për Johnny Depp / Çfarë deklaroi ajo për aktorin

- Advertisement -..

Kim Kardashian është një nga super yjet më të përfolur në industrinë e Hollywood-it. Duke qenë një nga njerëzit më të famshëm në botë, jeta personale e Kim ka qenë gjithmonë kryefjalë e mediave rozë.

Kohë më parë Kim kishte folur për ndjenjat e saj për aktorin Johnny Depp duke pretenduar se ajo kishte një dashuri të madhe pas tij. Bëhet fjalë për një intervistë të vjetër në vitin 2020 kur Kim Kardashian tha për ‘Daily Life’ të Australisë se ajo e ka dashur shumë Johnny Depp kur ishte adoleshente.

Kim tha: “Unë isha e fiksuar pas Johnny Depp kur isha adoleshente. Mendoja se ishte shumë hot. Ai ishte i mrekullueshëm dhe kishte atë imazhin prej një djali të keq – veçanërisht kur ishte me Winona Ryder dhe më pas me Kate Moss. Më pëlqente të shikoja çiftet dhe të pyesja veten se çfarë ishte ajo që i tërhiqte ata tek njëri-tjetri. Unë nuk shkoja pas djemve të këqij përgjithshësisht, por sigurisht që isha e tërhequr fizikisht nga Johnny Depp.”

Kjo deklaratë u bë në vitin 2020 dhe duhet theksuar se Kim Kardashian ishte e martuar me Kanye West gjatë atij viti dhe Johnny Depp ishte beqar pas ndarjes me Amber Heard në vitin 2017. Duke folur për bashkëshortin e saj, Kim vazhdoi “Të gjithë burrat duhet të jenë si burri im Kanye. Ai është shumë vetëmohues kur bëhet fjalë për marrëdhënien tonë. Ai jep dhe dashuron. Ai është i respektueshëm dhe ka një mirëkuptim të madh për nevojat e mia.”

Duke u kthyer në të tashmen, Kim dhe Kanye janë ndarë në prill 2021. Dyshja janë prindër të katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Kim tani është në lidhje me komedianin Pete Davidson. Të dy u takuan në tetor 2021.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X