Friday, November 1, 2024
spot_img

Kim Kardashian dhe Pete Davidson nuk janë më bashkë, cili ishte roli i Kanye West në këtë ndarje

- Advertisement -..

Lidhja e saj me Pete Davidson u komentua si një dalje e Kim Kardashian nga periudha e errët që po kalonte me ish-bashkëshortin Kanye West.

Është përhapur kudo lajmi se ylli  “The Kardashians” dhe komediani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas 9 muajsh.

Burime për Page Six janë shprehur se një ndër arsyet që e çoi ish-çiftin në këtë vendim ishte diferenca në moshë.

Kujtojmë që Kim kishte një diferencë moshe prej 13 vitesh me Davidson. Një tjetër arsyeje bëjnë me dije burimet është se dyshja nuk i mbijetoi largësisë nga njëri-tjetri. Prej shumë kohësh Pete ndodhej në Australi ku po xhiron filmin e tij të ri.

Nëse deri tani arsyjet e mësipërme janë të pranueshme, një tjetër faktor që ka ndikuar në prishjen e kësaj marrëdhënie është Kanye West.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se gjatë kohës që Kim ka qenë me Davidson, West ka nxjerrë probleme me fëmijët, duke sjellë trazira me pronaren e “Skims”. Kjo marrëdhënie e trazuar midis ish-çiftit ka shkaktuar debate të shumta në lidhjen e saj me yllin e “Saturday Night Live”.

“Kim është një nënë vërtet e përkushtuar dhe fëmijët e saj do të jenë gjithmonë të parët. Ajo dëshiron dhe ka nevojë për harmoni në shtëpi dhe në jetën e saj,”-u shprehën burimet.

Kujtojmë që Kim ka katër fëmijë me ish-burrin e saj Kanye, vajzat North, nëntë vjeç, Çikago, katër, dhe djemtë Saint, gjashtë vjeç dhe Psalm, tre.

Ajo filloi të takohej me Pete pasi u divorcua nga Kanye dhe pasi ishte në një episod të ‘Saturday Night Live’ në tetor 2021. Ata ndanë puthjen e tyre të parë në një skeç.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X