Personazhi i njohur televiziv Kim Kardashian tashmë është kujdesur që të punësojë një ekip ligjor për t’u marrë me ish-partnerin e saj i cili e kërcënon atë se do të publikojë një tjetër video porno.
Ajo tashmë mund të njihet si një sipërmarrëse e njohur, me “perandorinë” e saj në fushën e veshjeve dhe produkteve të bukurisë dhe po ashtu për “drejtimin” e një reality show që ndiqet gjithandej, mirëpo gjithçka ka nisur nga një video porno që u publikua pa pëlqimin e saj nga ish-partneri i saj.
20 vjet më vonë, Ray J planifikon të fitojë sërish para nga një tjetër video me pullë të kuqe që ka bërë me Kim Kardashian.
Megjithatë, ajo tashmë shprehet se do bëjë gjithçka që të mos përsëritet historia.
Ajo ishte 22 vjeç kur videoja e saj me pullë të kuqe bëri xhiron e rrjetit. Në atë kohë, ajo mund të mos njihej si tani dhe të prezantohej si “stilistja e Paris Hilton”, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim në jetën e saj. Sigurisht, me famën dhe emrin që ka sot, një video porno i dytë do të ishte katastrofik për atë.