Wednesday, November 6, 2024
spot_img

Kishin planifikuar të martoheshin! E dashura e Liam Payne, bën dedikimin prekës pas vdekjes së këngëtarit

- Advertisement -..

Disa ditë pas vdekjes së këngëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne, më në fund vjen një reagim nga e dashura e tij Kate Cassidy, e cila është shprehur se tashmë ka humbur pjesën më të mirë të vetes.

Me anë të një postimi në Instagramin e saj, Kate rrëfen se pak pas ndarjes nga jeta të Liam, çifti kishin bërë plane për tu martuar vitin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

As nuk e di nga t’ia filloj. Zemra ime është copëtuar në një mënyrë që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Do të doja të shihje ndikimin e madh që ke pasur në botë, edhe pse është kaq e errët tani. Ti solle kaq shumë lumturi dhe pozitivitet për të gjithë, për miliona fansa, për familjen tënde, miqtë dhe veçanërisht për mua. Ti ishe shumë i dashur. Ti akoma je, nuk mund të them se ishe, shoku im më i mirë, dashuria e jetës sime. Energjia jote ishte ngjitëse, duke ndriçuar çdo derë në të cilën hyje. Nuk  mund ta besoj që kjo që ndodhi është e vertetë, është e vështirë t’i përshtatesh realitetit e mos tët pasurit ty këtu. Unë jam duke luftuar për të kuptuar se si të jetoj në një botë pa ty pranë meje.

Së bashku, ne u bëmë përsëri fëmijë, duke gjetur gjithmonë gëzim në gjërat më të vogla. Liam, ti kishe shpirtin më të sjellshëm dhe shpirtin më argëtues. Më duket sikur kam humbur pjesën më të mirë të vetes. Nuk mund ta imagjinoj një ditë pa të qeshurën dhe dashurinë tënde. Ti solle kaq shumë dritë në jetën time.”

Cassidy tha se dyshja disa javë më parë ishin ulur “duke manifestuar jetën e tyte së bashku”  teksa ka zbuluar dhe një shënim që këngëtari i kishte lënë.

Sipas Cassidy, në shënim thuhej: “Unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti dhe do të jemi së bashku përgjithmonë 444”

“Liam, e di që do të jemi bashkë përgjithmonë, por jo ashtu siç e kishim planifikuar. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës,” përfundon Kate.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X