Thursday, May 16, 2024
spot_img

“Kjo më bën mua fituese”/ Juli diskuton me Heidin! Aktori: Çfarë loje po bën Bac?

- Advertisement -..

Aktori Julian Deda dhe Heidi Baçi kanë diskutuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBV”, ku shkak është bërë krisja e marrëdhënies së kësaj të fundit me aktoren Egla Ceno.

Juli i cili po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.

“Unë duroj se s’dua të zihem. Debti ndodh kur unë skam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin”- tha konkurrentja.

Çfarë loje po bën Bac?” e pyeti Juli banoren, e cila u shpreh: “Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e ‘Big Brother’ por në debat. Është thjeshtësia dhe cekësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë.”

Pjesë nga diskutimi:

Heidi: Çfarë më bën do të përgjigjem

Juli: Pse s’je përgjigjur më përpara, vetëm sepse e ke pasur xhan?

Heidi: Po jam munduar që të sheshoj gjërat

Juli: Mos ja ke lënë ti hapsirën që t’ia përdorësh pastaj

Heidi: Unë duroj se s’dua të zihem. Debati ndodh kur unë s’kam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin

Juli: Ke të drejtën tënde, por pse e ke ndarë me mua dhe jo me atë?

Heidi: Kështu e kam ndjerë sepse situatat janë ndryshe

Juli: Çfarë loje po bën Bac?

Heidi: Duhet të mendosh me pak

Juli: Unë s’mendoj fare për ty

Heidi: Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e “Big Brother” por në debat. Është thjeshtësia dhe cekësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X