Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, i cili u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri të shtunën e kaluar, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”. Ai ndau detaje mbi eksperiencën e tij brenda lojës, duke analizuar gjithashtu dinamikat mes banorëve dhe arsyet që, sipas tij, e penalizuan.
Në lidhje me marrëdhëniet romantike brenda shtëpisë, Klajdi tha:
Me sa kam parë unë aty brenda, nuk kam parë dashuri. Dy persona të dashuruar nuk rrinë ashtu. Shikoja frikë, pasiguri në sytë e tyre, aspak të dashuruar. Egli është një aktore shumë e këndshme. Gjestin nuk e njihja, aty brenda më folën për të. Gjesti po kënaqet, nuk e vret mendjen, Egli po merr nga fama e tij. Lidhjen po e shfrytëzon maksimalisht.”
Musabelliu u shpreh se për të, loja vazhdon të jetë më shumë një taktikë sesa ndjenja të vërteta dhe se shumë nga banorët, sipas tij, kanë krijuar lidhje strategjike për të qëndruar më gjatë në shtëpi.