Wednesday, November 6, 2024
spot_img

“Klea Prenga na provokoi”/ Antonela Berisha tregon si ndodhi sherri: Motra rrëmbeu një gotë dhe…

- Advertisement -..

Antonela Berisha ka dëshmuar sot para Gjykatës së Tiranës, ku u zhvillua seanca për rishikimin e masës së sigurisë për të dhe motrën e saj, Mariela Berisha.

Antonela ka deklaruar se i vjen keq për gjithçka që i bënë blogurës Klea Prenga. Ndër të tjera, ajo pretendon se motra e saj është provokuar nga Klea Prenga dhe në gjaknxehtësi e goditi me gotë, duke i shkaktuar prerje të thella në fytyrë.

Ajo thotë se ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe për të mbrojtur motrën e saj dhe në asnjë moment, nuk e ka sulmuar blogeren. Ndër të tjera, Antonela shton se është e gatshme të bëjë gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet me viktimën.

“Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qenë aspak qëllim yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjendje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”- tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X