Monday, September 16, 2024
spot_img

Kledi Hysa nxjerr zbuluar Fifin dhe Adisin, reagon këngëtarja

- Advertisement -..

Ndërkohë që këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi po jetojnë romacën e tyre prej muaj tashmë, kurioziteti është i madh edhe për atë që e bëri të mundur njohjen e tyre, Kledi Hysën.

Kledi është kushëriri i Adis Patushit, dhe në një intervistë të dhënë më herët ish-banori i BBV zbuloi se ai e ka njohur të afërmin e tij me Fifin. Por kurioziteti i ndjekësve të Kledi Hysës është nëse janë “respektuar” traditat shqiptare nga ana e çiftit ndaj tij, pasi ai konsiderohet si mblesi i këtij raporti.

Kështu një ndjekës e ka pyetur modelin nëse Fifi dhe Adisi ia kanë blerë akoma këpucët, ndërsa ai është përgjigjur se aq nuk mjafton krahasuar me lumturinë e tyre.

“Ngaqë ata të dy janë shumë të lumtur me njërit-tjetrin e kanë kuptuar që një palë këpucë nuk mjaftojnë. Kështu që kanë kursyer lekët që të më bëjnë një surpizë. Duke pritur jam akoma.”- shpehet Kledi në një video në Instastory.

Nga ana tjetër nuk ka munguar një përgjigje as nga ana e Fifi, e cila ka shprehur edhe dëshirën që të marrë një propozim dhe unazë nga i dashuri i saj.

“Akoma s’ka ardhur unaza në gisht… kur të surprizohem me propozim i ke këpucët direkt.”- shkruan Fifi në rrjetet sociale.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X