Ish konkurreni i ‘Për’puthen’ Albi Dhima është fejuar.
Ai ka publikuar foto nga ceremonia në rrjetet sociale ku shfaqet me partneren pak javë pasi konfirmoi lidhjen e tyre. Në foto shihet një ambient i zbukuruar me lule të bardha dhe një tabelë ku shkruhet: “Fejesa e Albit dhe Hyries”.
Lidhja e Albit u zbulua kohë më parë kur Alvisa Qarri ra pre e një sulmi kibernetik. Dikush i vodhi llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory. Mes tyre edhe një bisedë me disa fotografi ku shiheshin Alvisa, Bashkimi, Albi dhe një vajzë misterioze. Këta të dy ishin të kapur për dore teksa portreti i vajzës ishte i mbuluar.
Fotot ishin shkrepur më 31 dhjetor dhe ajo që habiti edhe ndjekësit ishte fakti se vetëm 2 ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie Albi u deklarua për Alesian ndërsa dyshohet se ai mund të ketë qenë në një lidhje jashtë programit. Albi u largua nga “Për’puthen” single. Ish-konkurrenti ishte deklaruar për Alesian, e cila nuk bëri të njëjtën gjë për të dhe pasi gjërat nuk shkuan si duhet ai u largua nga programi.