Aktori i humorit dhe skenaristi i filmit “Dashuri dhe Turbulenca”, Gentian Zenelaj, ishte këtë fundjavë në Kosovë për premierën e filmit së bashku me kastin e aktorëve.
Në një prononicm të shkurtër për “Prive”, Zenelaj u pyet nëse i ka parë filmat e realizuar nga “konkurrenti” i tij, Ermal Mamaqi.
Gentian Zenelaj tha se nuk mund të përgjigjet në lidhje me këtë pasi e ka koleg, por shtoi se i ka parë filmat e tij dhe është i lumtur që po prodhohen filma në shqip.
“I keni parë filmat e Ermal Mamaqit a është i mirë sa filmat e atij?”- ishte pyetja që iu drejtua aktorit të humorit.
“Këtë nuk e them sepse kam konflikt interesi sepse e kam koleg, filmi është shumë i mirë. Unë i kam parë edhe filmat e Ermalit, publiku i ka parë edhe filmat e Ermalit. Jam shumë i lumtur që po prodhojnë fima në shqip.”– tha Zenelaj.